HomeAktualitet

Sali Berisha gënjeu? Blendi Fevziut i vjen mesazhi befasues në celular

Sali Berisha gënjeu? Blendi Fevziut i vjen mesazhi befasues në celular

Sali Berisha ka mohuar të ketë pasur lidhje me internimin e mjekes Margarita Kostaqi, gjë e deklaruar nga vetë kjo e fundit për “Fiks Fare”.

Gazetari Blendi Fevziu lexoi një mesazh të dërguar në telefonin e tij vetëm pak minuta pasi ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj akuzave se kishte internuar dy mjekët kardiologë Milto dhe Margarita Kostaqi.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se e kishte takuar Kostaqin në vitin 2010, dhe se ajo i kishte kërkuar atij të hidhte poshtë akuzat e Edi Ramës në Parlament ndaj Berishës për internimin e saj dhe bashkëshortit, por mesazhi i ardhur në telefonin e Fevziut ka zbuluar të tjera detaje.

Në SMS thuhet se në fakt, Kostaqi ka ndërruar jetë në vitin 2011 e ndërsa Rama e ka akuzuar Berishën në Parlament, gjë që i bie të ketë ndodhur pas futjes së tij në Kuvend, pas vitit 2013.

Rrjedhimisht një takim i tillë mes Kostaqit e Berishës duket i pamundur.

“Një sekondë, më thonë që zonja ka vdekur në 2011, nuk e dija. Rama nuk ka qenë deri në 2013 në pushtet”, lexoi mesazhin Blendi Fevziu.

A gënjeu Berisha për takimin me mjeken?