HomeAktualitetDebat

“Do i kesh sheshet plot”! Presidenti Vuçiç “sfidon” faqen e zëzë të Shqipërisë për SHBA , Sali Berisha! Zbulohet data kur do zbarkojë në Tiranë

“Do i kesh sheshet plot”! Presidenti Vuçiç “sfidon”  faqen e zëzë të Shqipërisë për SHBA , Sali Berisha! Zbulohet data kur do zbarkojë në Tiranë

Në datat 20 dhe 21 dhjetor presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të jetë në Shqipëri. Ky takim në Tiranë do të zhvillohet në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në Tiranë pritet që në Ballkanin e Hapur të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës, që do të thotë që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Rikujtojmë se në Shqipëri situata politike vazhdon të jetë e tensionuar pasi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë Kuvendit Kombëtar ku mblodhi 4934 delegatë paralajmëroi trazira nëse kryeministri serb vjen në Shqipëri.

“Paralajmëroj Sllobodanin e ri se për Ballkanin e Hapur, mos mendon të vish në Tiranë. Sheshet e rrugës do i kesh plot kundër teje,” – tha Berisha duke paralajmëruar trazira në Tiranë.