HomeNostalgji

Nostalgjia për një humor të paarritshëm! Jovan Bregu?! Jo, roli i jetës së Roland Trebickës ishte një tjetër…

Nostalgjia për një humor të paarritshëm! Jovan Bregu?! Jo, roli i jetës së Roland Trebickës ishte një tjetër…

Padyshim që i ndjeri Roland Trebicka, me “Jovan Bregun” e tij, mbetet një prej monumenteve të aktrimit teatror shqiptar dhe i paharruar ne memorien e te gjitheve.

Ai ka qenë një ndër kulmet e tij si aktor, mbetur thellë e pashlyeshëm në memorie, falë një fabule fantastike siç ka qenë “Pallati 176” e një loje po ashtu fantastike të çdokujt të kastës së aktorëve.

Por Landi do kishte dhe një tjetër rol po aq të madh në galerinë e personazheve të tij, i cili ka qenë e kundërta e Jovan Bregut që vlonte nga dëshira për t’u bërë magazinier.

Ai është xha Spirake te “Valsi i Titanikut”, një ndër komeditë me të famshme rumune, e vënë në skenë atëbotë në Teatrin Kombëtar (quhej Popullor para ’90-ës.

Ndryshe nga Jovani, xha Spirake është i urtë, i ndershëm, modest. Si një nëpunës i thjeshtë bashkie, ai përpiqet sa mundet që të mbajë familjen e tij, pa patur asnjë ambicie për karrierë.

Sidomos, të marrurit me politikë ai e konsideron si një vetëposhtërim të njeriut, për shkak të korruptimit moral. Roland Trebicka eshte i paharruar per gjithcka i ka dhuruar skenes sone.