HomeAktualitet

“Pasuesit e tij ia lexojnë në sy frikën”! Juristi Romeo Kara del me deklaratën e fortë për Sali Berishën: Ia kanë vënë kufirin tek thana! Tentoi dy herë të kërcënojë…

“Pasuesit e tij ia lexojnë në sy frikën”! Juristi Romeo Kara del me deklaratën e fortë për Sali Berishën: Ia kanë vënë kufirin tek thana! Tentoi dy herë të kërcënojë…

Juristi Romeo Kara ka reaguar për dështimin e protestës së ish-kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se tashmë Berishës i është vendosur kufiri tek thana dhe po del në pah karakteri i tij i vërtetë, manipulues dhe frikacak.

“Pasuesit e Berishes ia lexojne ne sy friken atij dhe sigurisht qe kane kuptuar se, atij i eshte vendosur nje vije e kuqe midis tij dhe Bashes.

Dy here tentoi me kercenime te trembe Bashen, por nuk ia arriti.

Miti i tij i forces dhe dhunes tashme po rrenohet nga dita ne dite dhe po del ne pah karakteri i vertete manipulues dhe frikacak i Berishes.

Fakti qe nuk arrin dot te kaperceje as Bashen, flet qarte se, atij i eshte vendosur kufiri tek thana.

Ky eshte epilogu i Berishes dhe pse shumekush nuk do t’a besoje.”, shkruan Romeo Kara.