HomeAktualitet

A janë dy anal-istët Shkullaku e Bushati pjesë e skandalit?! Ja deklarata e tyre: Lista e pagave u publikua nga ata që nxorrën “patronazhistët”, ne e dinim

A janë dy anal-istët Shkullaku e Bushati pjesë e skandalit?! Ja deklarata e tyre: Lista e pagave u publikua nga ata që nxorrën “patronazhistët”, ne e dinim

Lista e rrogave me shumë mundësi është nxjerrë nga ata që nxorrën listën e “patronazhistëve”, duke vërtetuar kështu se pas kësaj lëvizje mund të qendrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ky fakt është pranuar nga Armand Shkullaku në “Opinion”. Ai tha se ata e dinin që kjo listë ekzistonte prej muajsh.

“Ata që e nxorrën tabelën e patronazhistëve kanë nxjerrë edhe listën e rrogave”, tha Shkullaku.

Edhe Andi Bushati e ka pranuar këtë gjë.

“Ku ne denoncuam patronazhistët, e dinim që ekzistonte dhe lista e rrogave”, tha Bushati.

Kujtojmë që Shkullaku dhe Bushati publikuan listën e patronazhistëve. Dhe dihet me kë ata kanë lidhje politike.