HomeSport

Reja e injoron, mbrojtësi shqiptar shpallet lojtari i muajit

Reja e injoron, mbrojtësi shqiptar shpallet lojtari i muajit

Ivan Balliu u shpall futbollisti i muajit dhjetor te Rajo Vajekano.

Mbrojtësi shqiptar u votua në sondazhin e klubit nga Madridi.

Balliu është një lojtar kyç te Vajekano që po lufton për një vend në kupat e Europës ku është përfaqësuar vetëm një herë në sezonin 2000-2001.

Ivan Balliu ka munguar vetëm në një ndeshje në këtë sezon të La Ligas, pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.