HomeAktualitet

Basha bën ndryshime në seli dy ditë përpara afatit të vendosur nga Berisha për të liruar zyrën

Basha bën ndryshime në seli dy ditë përpara afatit të vendosur nga Berisha për të liruar zyrën

Me nisjen e vitit të ri 2022, kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që t’i ndryshojë “fytyrën” selisë blu.

Dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e e përparmë janë veshur sot me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD-së.

Këto ndryshime vijnë 2 ditë para 5 janarit, dita ku Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës që t’i lirojë zyrën që të hyjë ai.