HomeBota

Humb jetën papritur! Shkon në spital me dhimbje barku por e kthyen në shtëpi: Vdes 29-vjeçarja, shokohen familjarët

Humb jetën papritur! Shkon në spital me dhimbje barku por e kthyen në shtëpi: Vdes 29-vjeçarja, shokohen familjarët

Një 29-vjeçare ka gjetur vdekjen krejt papritur, gjë që ka lënë të shokuar familjen. Duke mos pranuar vdekjen e saj dhe duke akuzuar spitalin, familjarët denoncuan mjekët.

E reja, e quajtur Teresa D’Auria, estetiste nga Casoria (Napoli), kishte patur dhimbje barku më 31 dhjetor dhe ishte shoqëruar nga familjarët në spital. Por mjekët e dërguan në shtëpi ditën e Vitit të Ri dhe ajo vdiq më 2 janar.

Dhimbjet e para për Terezën, shkruan “Il Mattino”, kanë qenë në ditën e ndërrimit të viteve, kur familjarët e saj e kanë dërguar në spitalin San Giovanni di Dio ndërsa mjekët e nxorrën të nesërmen.

Por dhimbjet i vazhduan, aq sa gruaja u dërgua përsëri në spital, por tani ishte tepër vonë. 29-vjeçarja ndërroi jetë dhe tashmë familjarët duan të sqarojnë se cilët janë shkaqet. Autoriteti gjyqësor urdhëroi autopsinë e trupit, i cili ndodhet në spitalin San Giuliano di Giugliano.