HomeAktualitet

Skandali i PAGAVE që tronditi vendin: Nis vala e arrestimeve

Skandali i PAGAVE që tronditi vendin: Nis vala e arrestimeve

Dy persona janë arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të listës së pagave.

Nga hetimet ka rezultuar se ata kanë nxjerrë nga sistemi, të dhënat e për pagat dhe jo vetëm për mbi 600 mijë qytetarë.

Burimet thanë se nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se këta dy persona, kanë nxjerrë nga sistemi listat e pagave.Mbi dy personat është ngritur akuzë zyrtarisht. Urdhërarrestet janë firmosur nga Prokuroria e Tiranës.

Nuk ka detaje të tjera për momentin mbi identitetin e personave që policia i ka çuar pas hekurave në paraburgim.

Operacioni policor është në vijim dhe burimet thanë se numri i të arrestuarve mund të rritet.

Sipas burimeve, hetuesit e prokurorisë së Tiranës kanë mundur të identifikojnë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë pasur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.

Skandali pritet të thellohet edhe më shumë, pasi prokuroria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që shpërndanë në mënyrë të pautorizyar listat e pagave të qytetarëve, më herët nxorën edhe databazen me të dhënat e njohura tashmë si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.