HomeAktualitetDebat

Basha pak orë para protestës së 8 janarit: Berisha nuk është kundër PD, por SHBA!

Basha pak orë para protestës së 8 janarit: Berisha nuk është kundër PD, por SHBA!

Teksa na ndajnë shumë pak orë nga protesta e 8 janarit, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat.

“Lëvizjet e Sali Berishës, që nga shtatori kur unë mora vendimin e për pezullimin e tij, e sot e gjithë ditën, kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e betejes sonë opozitare, rrjedhimisht duke i dhënë oksigjen qeverisë.

Për hallin e tij që as e ka nga ne, as ia zgjidhim dot ne, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër Partisë Demokratike, në të vërtetë kundër SHBA.

Ka një pikë kur boll është boll”, tha Basha.