HomeBota

Përplasje të dhunshme me ushtrinë, Kazakistani prej ditësh në kaos, numri i të arrestuarve shkon në 4 000

Përplasje të dhunshme me ushtrinë, Kazakistani prej ditësh në kaos, numri i të arrestuarve shkon në 4 000

Situata në Kazakistan vijon të jetë e tensionuar, ku duket se rrugët janë kthyer në një fushë betejë.

Rrugët në Almaty janë plot kaos , ndërsa njerëzit nuk i kanë ndalur protestat që nga e diela e kaluar për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve.

Trazirat kanë shkaktuar shqetësim të thellë për shkak se numri i viktimave nga përplasjet e dhunshme është i lartë, po ashtu në të njëjtën kohë edhe arrestimet janë të larta.

Një sërë reagimesh dhe thirrje për ulje të tensioneve ka pasur nga zyrtarë të ndryshme, duke filluar nga Anthony Blinken i cili ka kërkuar të mos shkelen të drejtat e njeriut.

Ndërkohë aeroporti do të jetë i mbyllur deri më 9 janar, deri më tani janë anuluar më shumë se 20 fluturime.