HomeAktualitetDebat

Një ditë pas protestës Berisha dhe grupi i tij duan të kthehen në vendin e krimit por Basha u mbyll derën e jashtme

Një ditë pas protestës Berisha dhe grupi i tij duan të kthehen në vendin e krimit por Basha u mbyll derën e jashtme

Një ditë pas protestës Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike.

Kjo vizitë e tyre vjen një ditë pas protestës, e cila u shoqërua me akte dhune dhe godina u dëmtua.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka njoftuar se do të japë një deklaratë nga Selia Blu në orën 14.00, por mesa duket mbështetësit e Berishës do të përballen me derën e jashtme të mbyllur.

Mësohet se dera e jashtme e PD është e mbyllur me zinxhirë, dhe do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe pasi të mbërrijnë anëtarët e Komisionit.