HomeAktualitetKronike

U vra nga ish-burri me kallash në hyrje të banesës, 40-vjeçarja u qëllua në sy të vajzës dhe të të atit

U vra nga ish-burri me kallash në hyrje të banesës, 40-vjeçarja u qëllua në sy të vajzës dhe të të atit

Xhuliana Topalli, 40-vjeç mbeti viktimë mbrëmjen e sotme në fshatin Nenshat në Vaun e Dejës pasi u qëllua me kallashnikov nga ish-burri i saj.

Mësohet se 50-vjeçari Nikolin Hila e ka qëlluar në hyrje të banesës ku gruaja banonte me babain e saj dhe vajzën 4-vjeçare.

Pasi ka shtënë ndaj gruas, Hila ka qëlluar dhe veten duke mbetur i plagosur. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se konflikti ka ardhur pas ndarjes së tyre rreth 1 vit më parë. Ajo ka mbetur e vdekur në prani të babait dhe vajzës së saj 4-vjeçare.

Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas përplasjeve për kujdestarinë e vajzës së mitur.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes po bëjnë mbledhjen e provave për të bërë të mundur zbardhjen e vrasjes.