HomeAktualitetBota

Luli Basha “katet i trekëndshit të Bermudës” në politikën kriminale shqiptare e zëvëndëson veten me Ramën: Ja çfarë dërdëllit për Liken!

Luli Basha “katet i trekëndshit të Bermudës” në politikën kriminale shqiptare e zëvëndëson veten me Ramën: Ja çfarë dërdëllit për Liken!

Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate i është përgjigjur Presidentit të Republikës Ilir Meta.

PD shprehet se presidenti dhe njerëzit e tij duhet të qëndroijnë larg selisë sepse tashmë ka mbaruar koha kur Meta përdorte PD si mburojë.

Po ashtu theksohet se ndërhyrja e Presidentit të Republikës në PD, njësoj si ajo e kryeministrit Edi Rama tregon se trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.