HomeNostalgji

Vdes nga tromboza modelja 18-vjeçare, lajmin e trishtë e jep nënë e saj që është edhe prezantuesja, aktorja dhe biznesmenia e njohur

Vdes nga tromboza modelja 18-vjeçare, lajmin e trishtë e jep nënë e saj që është edhe prezantuesja, aktorja dhe biznesmenia e njohur

Modelja Valentina Boscardi, 18 vjeç, vdiq në orët e para të së dielës, për shkak të komplikimeve nga Covid-19. Ajo ishte diagnostikuar me koronavirus pavarësisht se e reja ishte vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër virusit.

Lajmin e ka dhënë modelja, prezantuesja, aktorja dhe biznesmenia Marcia Boscardin, nëna e të resë. “Me dhimbje të madhe i them lamtumirë dashurisë së jetës sime! Mirupafshim, Valentina Bosacardin Mendes.

Zoti të pranoftë me krahë hapur. Unë jam e thyer. Një engjëll ngjitet në qiell”,-ka shkruar ajo në në Instagram.

Ajo ndërroi jetë si pasojë e trombozës, një nga ndërlikimet e krijuara nga virusi. Mjeku Gustavo Marcatto shpjegon se ka disa nivele të trombozës, por e rëndësishme është të dihet se ajo shkaktohet nga formimi i mpiksjeve të gjakut, të cilat pengojnë funksionimin dhe rrjedhën e duhur të sistemit vaskular.