HomeKronikeSport

Skandal në Tirana-Vllaznia, tifozët hapin fikëset e zjarrit dhe thyejnë stola: Dështon ”prova” para syve të UEFA-s

Skandal në Tirana-Vllaznia, tifozët hapin fikëset e zjarrit dhe thyejnë stola: Dështon ”prova” para syve të UEFA-s

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një test para syve të inspektorëve të UEFA-s për finalen e Ligës së Konferencës, por gjithçka ka dështuar në mënyrë spektakolare.

Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje.

Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.