HomeAktualitet

Të rinjtë sulmojnë me vezë Bashën me urdhër të Berishës (VIDEO)

Të rinjtë sulmojnë me vezë Bashën me urdhër të Berishës (VIDEO)

Një grup të rinjsh, mbështetës të Sali Berishës, kanë protestuar sot kundër Luzim Bashën duke i qëlluar makinën e tij me vezë.

Basha ka qenë duke shkuar në një takim me gratë demokrate, por të rinjtë i kanë dalë përpara dhe i kanë bllokuar rrugën.

Ata kanë bërë thirrje “ik, ik”, dhe janë përplasur me shoqëruesit e tij. Por edhe pse të rinjtë që e sulmuan ishin të shumtë në numër, sërish Basha ka arritur që të futet në takim dhe ka biseduar me gratë demokrate.