HomeAktualitet

Sali Berisha “bën pis” me intriga drejtësinë e re! Akuzon publikisht prokurorin e SPAK se ka marrë 160 milon lekë: “Më kanë sjellën dosjen e djalit të vrarë në derën e shtëpisë”!

Sali Berisha “bën pis” me intriga drejtësinë e re! Akuzon publikisht prokurorin e SPAK se ka marrë 160 milon lekë: “Më kanë sjellën dosjen e djalit të vrarë në derën e shtëpisë”!

Sali Berisha ka denoncuar rastin e një prokurori i cili ka ‘djegur’ qëllimisht një dosje penale, vetëm sepse është shpërblyer me 160 milionë lekë.

Berisha u shpreh se bëhet fjalë për dosjen e një vrasjeje, që është denoncuar pranë tij nga babai i viktimës. Ndër të tjera, ish-kryeministri shtoi se ky prokuror bërë pjesë menjëherë e SPAK.

“Prokurori që gënjeu publikisht, Albert Shehu, u fut menjëherë në SPAK. E dini ju se ai është kriminel i vërtetë. Më ka ardhur tjetri në zyrë dhe më ka sjellë dosjen e djalit të tij të vrarë te dera e shtëpisë dhe ky prokuror ka mbajtur dosjen derisa ka kaluar çdo afat për ta apeluar.

Ky prokuror e ka mbajtur 5 vite dosjen sepse thotë i interesuari mori 160 mln lekë dhe shpërblehet. Mund ti besohet këtij procesi”, tha Berisha në një intervistë televizive.