HomeAktualitetDebat

I akuzuar për vrasjen në Elbasan! Bardhi padit KLP: Keni përzgjedhur në SPAK prokurorin e dosjes “Xhuvani”

I akuzuar për vrasjen në Elbasan! Bardhi padit KLP: Keni përzgjedhur në SPAK prokurorin e dosjes “Xhuvani”

Sekretari i shkarkuar i PD Gazment Bardhi është një nga të akuzuarit kryesor për vrajen e Pjerin Xhuvanit dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Prokurori që hetoi vrasjen e Xhuvanit, pasi kaloi procesin e vettingut, u përzgjodh në SPAK.

Kjo ka bërë Bardhi ka reaguar për padinë që është bërë kundër Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Gjykatën Administrative për mënyrën e përzgjedhjes së prokurorit Alfred Shehu në SPAK.

Ai shprehet se sitemi i ri i drejtësisë është i kapur nga Edi Rama dhe Taulant Balla.

“Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar.

LEXO EDHE: Video-PD nuk i trembet virusit/ Përfaqësuesit e demokratëve pa maska në lagjet e Tiranës
Pyetja që e bën sot çdo shqiptar është:

A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla?

A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu?

Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar?

Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve” shkruan ai./E.K-CNA.al