HomeAktualitetDebat

Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki: Lulzim Basha i pret çdo shpresë Berishës për të garuar me siglën e PD-së

Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki: Lulzim Basha i pret çdo shpresë Berishës për të garuar me siglën e PD-së

Këtë të martë Partia Demokratike ka dërguar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Po ashtu, PD ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve.

“Po ju dergoj per njohje shkresen e PD per regjistrim si subjekt politik dhe propozimet per anetare te KZAZ.”

Pas kërkesës së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Lulzim Basha ka dërguar vërtetimin e Gjykatës se ai është kryetar i PD-së.

Me këtë dokument të Gjykatës së Tiranës, kryedemokrati i ka shuar sot çdo shpresë Berishës, i cili pretendon që të garojë me një kandidat të tijin në Bashkitë pa kryetar duke përdorur logon e PD-së.