HomeAktualitetDebat

“Dimri i ashpër” për Saliun: I braktisur ftohet nga “kuplarat mediatike për tu ngrohur” por… s’di as si do kandidojë, as kë do kandidojë, as me kë do bëjë koalicion

“Dimri i ashpër” për Saliun: I braktisur ftohet nga “kuplarat mediatike për tu ngrohur” por… s’di as si do kandidojë, as kë do kandidojë, as me kë do bëjë koalicion

Sali Berisha ishte i paqartë kur u pyet në emisionin “Opinion”, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Ai nuk dha një përgjigjie të qartë as si do të kandidojë, as me kë do të kandidojë, dhe as me kë do të bëjë koalicion.

“Ky është një proces i pandalshëm, në asnjë lloj diskutimi pjesëmarrja në procesin zgjedhor. Po aplikojmë standardin që kemi mishëruar në statutin e partisë, standardi është primari. Ditën e diel. Në të 6 bashkitë.

Pse nuk krijoni një parti të re? Ajo është, por e zaptuar nga narkoshteti, nga brava, nga humbësi kronik, nga ai që ka humbur 4 herë.

Kandidatë të pavarur në zgjedhje? Logon dhe selinë e ka zaptuar narkoshteti.

Koalicion në zgjedhje? Kemi folur me të gjithë, edhe me LSI-në. Por nuk e kemi vendosur ende nëse do të dalim si të pavarur apo si koalicion. Kjo do vendoset me pëlqimin e të gjithëve. Emri i koalicionit nëse do të ketë, do jetë “Shtëpia e Lirisë” – tha Berisha.