HomeBotaSport

“E mbylla ndeshjen para kohe sepse më tha Zoti, përndryshe kthehesha me arkivol”

“E mbylla ndeshjen para kohe sepse më tha Zoti, përndryshe kthehesha me arkivol”

Arbitri nga Zambia, i cili u bë i famshëm në Kupën e Afrikës për shkak se i dha fund dy herë para kohe ndeshjes Tunizi-Mali, shpjegoi atë që ndodhi.

“Ishte shumë vapë atë ditë dhe lagështia ishte gati 85%. Kushtet e vështira atmosferike i ndjeva që kur bëra nxemjen para ndeshjes.

Edhe kur piva ujë, m’u duk sikur nuk kisha pirë fare. Por, ndeshja duhej të luhej dhe ne (arbitrat) e bëmë detyrën.

Në pushimin e saj ishim shumë të lodhur dhe kur hymë në fushë për pjesën e dytë, ndiheshim sikur nuk kishim pushuar fare.

Nuk mundesha të dëgjoja fare lojtarët në fushë. Më flisnin, por nuk i merrja vesh.

Ditën pasardhëse kam shkuar në spital për të bërë të gjitha kontrollet e nevojshme”, kujton arbitri Janny Sikazwe.

Sipas tij, atë ditë mund të kishte vdekur: “Mund të isha kthyer në shtëpi me arkivol.

Kam shpëtuar për pak. Njerëzit kanë folur shumë keq për mua, për mënyrën se si e menaxhova ndeshjen.

Edhe aparati i komunikimit ishte i nxehtë, doja ta hidhja fare. Mendoj se Zoti më tha ta mbyllja ndeshjen”.

Gjithsesi, arbitri e pranon se duhet t’i kishte thënë dikujt që nuk ndihej mirë: “Duhet të kisha folur me arbitrin e katërt, por nuk pata kohë”.