HomeAktualitet

Sali Berishës “garanton” se Zeni dhe Argita kanë “pasuri të pastër” se i kontrollon…Edi Rama

Sali Berishës “garanton” se Zeni dhe Argita kanë “pasuri të pastër” se i kontrollon…Edi Rama

Sali Berisha në një intervistë është shprehur se fëmijët e tij nuk janë të varfër dhe se gjithçka e kanë fituar në mënyrë të ligjshme.

Ai tha se fëmijët e tij nuk kanë marrë kurrë para nga fondet publike dhe se pasurinë e kanë ndërtuar vetë.

Pjesë nga biseda në “Log”:

Gazetari: Janë të pasur fëmijët e tu?

Sali Berisha: Kanë, janë të pasur, nuk janë varfër. Është një pasuri e kontrolluar çdo muaj nga Edi Rama, nga taksat dhe tatime, nga pastrimi i parave, por s’kanë gjetur kurrë asgjë dhe nuk kanë kurrë për të gjetur diçka të paligjshme.

Nëse fëmijët e mi kanë përfituar një qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik, atëherë ajo është e paligjshme. Nëse fëmijët e mi kanë marrë para nga kontraktorë të qeverisë, ajo është e paligjshme. Por kurrë as ka ndodhur as ndodh.