HomeAktualitet

Në pritje të vendimit të Kushtetueses, Meta i revoltuar të “shkrin” gazit: Sapo padita në SPAK Kuvendin

Në pritje të vendimit të Kushtetueses, Meta i revoltuar të “shkrin” gazit: Sapo padita në SPAK Kuvendin

Ilir Meta në një konferencë nga zyra e tij, ka njoftuar se ka firmosur kallëzimin penal ndaj strukturave dhe funksionarëve të Kuvendit, për falsifikim dokumentesh.

“Sot kam firmosur kallëzimin penal si president i Republikës, kundër strukturave, funksionarëve përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë, për veprat penale të kryera në bashkëpunim, atë të falsifikimit të dokumenteve.

Për të mos ju marrë më shumë kohë, sapo kallëzimi të depozitohet në prokurorinë e posaçme dhe në prokurorinë e Tiranës, menjëherë do ta publikojmë të plotë, me gjithë sqarimet përkatëse”, u shpreh Meta.