HomeAktualitet

Deputet i LSI tradhton Monikën Kryemadhin! Cilat janë katër deputetët që abstenuan votën e tyre për zgjatjen e afatit të vettingut

Deputet i LSI tradhton Monikën Kryemadhin! Cilat janë katër deputetët që abstenuan votën e tyre për zgjatjen e afatit të vettingut

Seanca e sotme parlamentare, e shoqëruar nga jo pak debate mes mazhorancës dhe opozitës ka miratuar zgjatjen e afateve të vettingut.

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka qenë e pavendosur dhe duke mos dashur të pozicionohet pro opozitës dhe mazhorancës duket se ka preferuar të abstenojë duke iu bashkuar ish-kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të tij që braktisën sallën.

Nga burimet për mediat mësohet se nga 4 votat kundër që dolën nga votimi i fshehtë që u zhvillua sot janë Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Emilia Koliqi e Partisë Demokratike.

Vetëm deputeti i LSI-së, Agron Çelaj votoi “pro”.