HomeAktualitet

Ylli Rakipi i lexon deklaratën e PD, Ilir Meta “shkrihet” së qeshuri: Është i madh fare! Ma sill në studio

Ylli Rakipi i lexon deklaratën e PD, Ilir Meta “shkrihet” së qeshuri: Është i madh fare! Ma sill në studio

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, teksa në një moment moderatori Ylli Rakipi i ka lexuar deklaratën e nxjerrë nga PD disa minuta më parë.

Gjatë kohës që Rakipi lexonte deklaratën, Meta nuk e ka mbajtur dot të qeshurën, ndërsa i ka thënë moderatorit që t’ia sillte Lulzim Bashën në studio, pasi kryedmeokrati ishte frymëzuar nga prokurorët belg që e morën sot në pyetje.

“Ma sill në studio, është frymëzuar nga prokurorët belg.

Është i madh fare! Kryetari i FNSH-së thotë se trekëndëshi është Meta, Berisha dhe Rama.

Mirë unë me Berishën, por si mund të jetë Rama që e mban me skafandra dhe helmeta”, tha Meta pasi Rakipi lexoi deklaratën e PD