HomeAktualitet

I dënuar në Itali, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për kandidatin për kryetar bashkie të PD-së

I dënuar në Itali, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për kandidatin për kryetar bashkie të PD-së

Prokuroria e Përgjithshme, me kërkesë të KQZ-së ka nisur një verifikim të thelluar për kandidatin e PD në Bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi.

Saraçi në formularin e dekriminalizimit ka pranuar se është dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje.

Kandidati demokrat pohon se është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Chietit në 1999 me 4 muaj burg dhe një gjobë 100 mijë lireta pasi i është gjetur në banesë një armë, pa specifikuar e çfarë lloj ishte.

Pas kësaj, Prokuroria e Përgjithshme pritet të kërkojë informacion të detajuar nga Interpoli dhe autoritetet e drejtësisë italiane për statusin penal të Saraçit.

Saraçi pranon po ashtu në formularin e vetdeklarimit se ka përdorur dhe dokumente me emrin Fredi Saraçi.