HomeAktualitetDebat

Keni kaluar 17 vendime brenda një dite: Agaçi përgjigjet nëse ka pasur presion nga kryeministri Rama për kalimin e inceneratorëve

Keni kaluar 17 vendime brenda një dite: Agaçi përgjigjet nëse ka pasur presion nga kryeministri Rama për kalimin e inceneratorëve

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka mohuar çdo lloj ndërhyrje apo presioni nga kryeministri Rama për kalimin e 17 akteve brenda një dite për koncesionet gjë që e hodhi poshtë.

Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor, Agaçi i ka konsideruar shpifje deklaratat se Këshilli i Ministrave ka kaluar 17 vendime.

Tabaku: Për 3 inceneratorët financimet janë të ndryshme dhe vendimet e Këshillit të Ministrit janë të ndryshme. Kemi një dopio standard për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Agaçi: E vërteta është që unë nuk thashë që vendimi nuk ka baza ligjore. Në rastet e financimeve të kontratave detyrimi ligjor i Këshillit të Ministrave është që miraton kur Ministria e Financave jep autorizimin për të.

E konfirmoj, vendimi për sigurimin e financimin ishte me mendimin pro të ministrisë së Financave. Sekretari i Përgjithshëm nuk propozon akte, nuk kam tagër.

Tabaku: A keni marrë porosi nga kryeministri Rama? Janë kryer 17 procedura brenda një dite!

Agaçi: Nuk ka pasur asnjë lloj porosie, ajo që mua më intereson ta dëshmoj përballë jush është aluduar në media me lloj shpifje me 17 vendime nga Këshilli i Ministrave brenda ditës është e pavërtetë. Unë kam një kopje të rendit të asaj dite.

Tabaku: A ka pasur presion për kalimin e këtyre vendimeve?

Agaçi: Në administratën publike zhvillohen me qindra procedura. Nuk jam në gjendje të përgjigjem për gjëra jashtë funksionit tim. Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë procedurë, asnjë kontrat.