HomeAktualitetKryesore

VENDIMI/ Biznesmeni italian Francesco Becchetti i kërkon 160 mln euro qeverisë shqiptare, gjykata e dënon me 17 vite burg

VENDIMI/ Biznesmeni italian Francesco Becchetti i kërkon 160 mln euro qeverisë shqiptare, gjykata e dënon me 17 vite burg

Dënohet me 17 vite burg biznesmeni italian kontrovers Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Gjithashtu jane denuar edhe

Mauro De Renzis- 16 vite burg

Liliana Condomitti- 8 vite burg

Erjona Troplini-8 vite burg

Stavri Peci- 2 vite, pezullim ne shërbim prove

Fetah Dervishi- 3 vite burg, pezullim ne shërbim prove