HomeAktualitetDebat

Gjykata e dënoi me 17 vite burg për pastrim parash dhe mashtrim, reagon Rama nga komisioni: Shpresoj mos të jetë “fake news”

Gjykata e dënoi me 17 vite burg për pastrim parash dhe mashtrim, reagon Rama nga komisioni: Shpresoj mos të jetë “fake news”

Dënohet me 17 vite burg biznesmeni italian kontrovers Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe kryeministri Rama i cili ndodhet përpara Komisionit Hetimor.

Kryeministri Rama: Më erdhi një lajm që Becheti është dënuar me 17 vjet burg. Ma çuan tani. Shpresoj të mos jetë fake news si këto tuajat.

Tabaku: Nuk është objektivi ynë. Jemi mbledhur për tjetër gjë.