HomeAktualitet

E frikësuar nga Rusia, edhe Gjeorgjia kërkon anëtarësimin në BE

E frikësuar nga Rusia, edhe Gjeorgjia kërkon anëtarësimin në BE

Kryeministri i Gjeorgjisë Irakli Garibashvili ka nënshkruar një kërkesë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pas kërkesës së Ukrainës.

“Aplikimi për anëtarësim në BE është një tjetër fazë e rëndësishme në rrugën e integrimit evropian të Gjeorgjisë”, tha kryeministri gjeorgjian në një konferencë të posaçme përpara nënshkrimit.