HomeAktualitet

Flet Luli Basha i “egërsuar”: Qeveria të marrë masa për uljen e çmimit të karburantit

Flet Luli Basha i “egërsuar”: Qeveria të marrë masa për uljen e çmimit të karburantit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të karburantit.

“Siç e shikoni çmimi i naftes ka shkuar 230 lekë. I bëj një thirrje qeverisë të marrë masa duke hequr “taksën Rama” dhe duke marrë masa të tjera shtesë në këto ditë të vështira”.

Sipas kryedemokratit, është detyra e qeverisë t’ju vijë në ndihmë biznesit dhe familjeve shqiptare që të paguajnë më pak për shërbimet bazë.

“E përsëris thirrjen që të merren masat që çmimi i naftës të ulet që të mos ndikojë në rritjen e çimeve të tjera”.