HomeAktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Rinas gjermani, u përpoq të futej në Shqipëri me pasaportë të falsifikuar si ukrainas

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Rinas gjermani, u përpoq të futej në Shqipëri me pasaportë të falsifikuar si ukrainas

Një 32-vjçar gjerman, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kishte menduar se do të kalonte lehtë kufirin nëse do paraqitej me pasaportë të falsifikuar si ukrainas, por plani i tij nuk eci siç kishte menduar.

I riu gjerman me inicialet S.D u arrestua sot në Rinas, teksa u paraqit si një 31-vjeçar nga Ukraina me inicialet R.F.

32 vjeçari gjerman është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stuttgartit, Gjermani, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Ai u arrestua sot për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.