HomeAktualitetBlog

Kryeministrit i duhet një luftë për të justifkuar minimalisht keqmenaxhimin e energjisë elektrike… ose abuzimin

Kryeministrit i duhet një luftë për të justifkuar minimalisht keqmenaxhimin e energjisë elektrike… ose abuzimin

Nga Ola Xama

Në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 8.9 terravat energji elektrike.

– Nevoja për konsum ishte 6.6 terravat.

– U importuan 2.2 terra dhe u eksportuan 2.8 terra.

– Humbjet në rrjet arritën 1.78 terravat (nga 1.6 që ishin në 2020).

Po të mbledhim konsumin edhe me humbjet në rrjet, atëherë e gjithë nevoja për energji e vendit do të ishte mbuluar nga prodhimi vendas (hidrocentrale publike dhe privatë). Por nuk ndodhi kështu.

Fatura për importin e energjisë në vitin 2021 arriti 250 milion euro dhe qeveria dha garanci sovrane që OSHEE të merrte kredi për të blerë energjinë elektrike.

Kryeministrit i duhet një luftë për të justifkuar minimalisht keqmenaxhimin, për të mos thënë abuzimin.

Njëherë tërmeti, njëherë pandemia e njëherë mbyllja e tec-eve në Europë, ndërsa tani gjeti Ukrainën – njësoj si Don Kishoti mullinjtë e erës!