HomeAktualitetKryesore

Josep Borrell mbërrin sot në Tiranë, zbardhet agjenda e takimit me kryeministrin Rama

Josep Borrell mbërrin sot në Tiranë, zbardhet agjenda e takimit me kryeministrin Rama

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell do të vizitojë ditën e sotme Tiranën.

Kjo vizitë nga ana e Borrell vjen si pjesë e turit të tij në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë më 13-16 mars.

Teksa njoftohet gjithashtu se vizita vjen në kuadër të përkushtimit dhe mbështetjes së BE-së për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.

Përfaqësuesi i Lartë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të pasohet nga një komunikim me shtypin në orën 11:00.

Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.