HomeAktualitetDebat

Ngjarja e rëndë me tre viktima në minierën e Tropojës! Reagon ashpër Erion Braçe: Dramë e madhe për një vend të vogël

Ngjarja e rëndë me tre viktima në minierën e Tropojës! Reagon ashpër Erion Braçe: Dramë e madhe për një vend të vogël

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në minierën e Tropojës ku 2 minatorë kanë humbur jetën dhe njëri prej tyre që është ende i zhdukur besohet se ka pasur të njëjtin fat të keq.

Braçe ka pranuar se kushtet e punës në Shqipëri nuk ofrojnë aspak siguri dhe ka kërkuar ndjesë ndaj familjarëve të viktimave.

REAGIMI I PLOTË:

HUMBEM SOT TRE PUNETORE! TRE PUNETORE NE NJE DITE, ESHTE DRAME E MADHE PER NJE VEND TE VOGEL!
ADIL DAUTI -41 vjec,
AFRIM ZHUTAJ -43 vjec,
te dy ne TROPOJE;
GJOVALIN PEPAJ -46 vjec,
ne TIRANE;

Humben jeten sot ne pune, ne pune!

Ky vend qe shume here ka probleme te medha per gjetjen e nje pune e here te tjera, problem ka gjetjen e punetoreve,
te sotmen, DUHET TA KETE NJE DITE TE ZEZE!

Shpirti i tyre te gjeje paqe, familjaret te gjejne ngushellim edhe pse eshte tmerresisht e veshtire;

NDJESE, PERULESISHT NDJESE QE PUNA NE KETE VEND SU BE KURRE E SIGURT!