HomeBota

Varësia nga gazi dhe nafta ruse?! Gjermania del kundër sanksioneve: Zbulohet çfarë vendosin Perëndimorët

Varësia nga gazi dhe nafta ruse?! Gjermania del kundër sanksioneve: Zbulohet çfarë vendosin Perëndimorët

Gjermania ka dalë kundër çdo vendimi që mund të rrisë më tej çmimet e energjisë.

Australia, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalime të plota për blerjet e naftës ruse pas pushtimit të Ukrainës, por 27 shtete anëtare mbeten të ndara.

Polonia dhe shtetet baltike janë në favor të kufizimeve të sanksioneve.

Gjermania ka reduktuar furnizimet në 25% të importeve totale, nga 35% para pushtimit. Ministri i Ekonomisë i vendit dëshiron që varësia e tij nga nafta ruse të përgjysmohet deri në verë.

India dhe Kina kanë refuzuar të dënojnë pushtimin dhe mund të rrisin prodhimin e produkteve të rafinuara në afat të shkurtër dhe afatmesëm, duke importuar më shumë fuçi ruse,- thanë analistët.