HomeAktualitetDebat

“Fansi i paparë” i çdo kryetari sot i Berishës, i lumtur: S’ka Kushtetutë e as ligj që e mban logjikën e Alibeajt

“Fansi i paparë” i çdo kryetari sot i Berishës, i lumtur: S’ka Kushtetutë e as ligj që e mban logjikën e Alibeajt

Përkrahësit e Sali Berishës janë lumturuar nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për të njohur statutin e 11 dhjetorit.

Së fundmi, një prej fansave e fundit, fansi që nuk ka lënë kryetar pa i lëpirë prapanicën e tij Ylli Manjani ironizon deklaratën e Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD.

Manjani me ironi shkruan “ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu”. Ai ndër të tjera shkruan se e drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë.

“Ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu?! Këtë po thua o Enklelejd?! Pash zotin na kurse fyerjen, se profesionalisht e di fort mirë se kjo është spazëm. E drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë!

Nëse donin të ankoheshin, duhet të kërkonin proceduralisht të ishin persona të interesuar. Por fjetën sa u shqepën deri më sot e tani thonë se do ankohen, nuk ka Kushtetutë as ligj që e mban këtë llogjikë!” shkruan Manjani në postimin e tij.