HomeAktualitetDebat

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos, reagon menjëherë kryeministri Edi Rama

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos, reagon menjëherë kryeministri Edi Rama

Mësohet se kreu i qeverisë Edi Rama ka thirrur me urgjencë mbledhjen e qeverisë, pak orë pasi SPAK kërkoi arrestimin e deputetit Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve.

Mbledhja e qeverisë do të mbahet në vilën qeveritare 31, e cila ndodhet në afërsi të Kryesisë së Kuvendit.

SPAK lëshoi sot disa urdhërarreste për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, ku në mesin e tyre ishte dhe emri i deputetit socialist Alqi Bllako.