HomeDebat

“Socialistët nuk i mbrojnë hajdutët”/ Arrestimet e SPAK, Kreshnik Spahiu del me deklaratën e papritur: Rama i hedh l*genat, ndërsa Berisha…

“Socialistët nuk i mbrojnë hajdutët”/ Arrestimet e SPAK, Kreshnik Spahiu del me deklaratën e papritur: Rama i hedh l*genat, ndërsa Berisha…

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një sërë pyetjesh retorike në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet më të fundit në vendit tonë, arrestimet e SPAK.

Spahiu shkruan se gjatë qeverisjes socialiste po arrestohen shumë ministra e deputetë të PS-së, ndërsa në qeverisjen e PD-së asnjë demokrat.

Postimi i plotë:

Si e komentoni: Fakti që gjatë Qeverisjes Socialiste po arrestohen shumë ministra dhe deputet socialistë, ndërsa në Qeverisjen Demokrate asnjë demokrat do të thotë:

1- Vetëm socialistët vjedhin, ndërsa demokratët jo?

2- Ministrat e Berishës të ndershëm, të Ramës jo?

3- Socialistët nuk mbrojnë hajdutët, demokratët po?

4- Rama i hedh legenat e tij, Berisha i mbronte?

5- Socialistët janë të pasur, demokratët e varfër?

6- Arsye tjetër………….?