HomeAktualitet

Shorti “Katar 2022”: Shqiptarët e Zvicrës sfidojnë Serbinë, Gjermani-Spanjë në një grup

Shorti “Katar 2022”: Shqiptarët e Zvicrës sfidojnë Serbinë, Gjermani-Spanjë në një grup

Gjermania dhe Spanja janë dy prej gjigantëve të futbollit europian që do të përballen që në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar. Në shortin e hedhur këtë të premte, dy skuadrat u pozicionuan në grupin E.

Ndërkohë, shqiptarët e Zvicrës do të duhet të përballen në grupe me Serbinë, në një përsëritje të sfidës së Botërorit 2018, por edhe me Brazilin e Neymar.

Sfidë me tone të larta politike do të jetë ajo mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat u vendosën nga goglat në grupin B, bashkë me Anglinë.

GRUPET:

Grupi A: Katar, Hollanda, Senegali, Ekuador

Grupi B: Anglia, Amerika, Iran, Uells ose Skoci/Ukrainë

Grupi C: Argjentina, Meksikë, Poloni, Arabia Saudite

Grupi D: Francë, Danimarkë, Tunizi, Kosta Rika/ Zeland e Re

Grupi E: Spanja, Gjermani, Japoni, Peru ose Australia/Emiratet e Bashkuara

Grupi F: Belgjikë, Kroaci, Maroku, Kanada

Grupi G: Brazil, Zvicrën, Serbi, Kameruni

Grupi H: Portugali, Uruguaji, Korea e Jugut, Gana