HomeAktualitetBota

Zyrtarët amerikanë zbulojnë fundin e Luftës! Putin: 9 Maj ditën e fitores mbi fashizmin shpall çlirimin e rusëve të Ukrainës

Zyrtarët amerikanë zbulojnë fundin e Luftës! Putin: 9 Maj ditën e fitores mbi fashizmin shpall çlirimin e rusëve të Ukrainës

Pas më shumë se 1 muaji luftë në Ukrainë, Rusia vendosi të rishikojë strategjinë e saj dhe të bëjë një tërheqje të vogël, për t’u fokusuar në marrjen e kontrollit të Donbasit dhe rajoneve të tjera në Ukrainën lindore.

Sipas zyrtarëve amerikanë, përgjimet e inteligjencës kanë treguar se Vladimir Putin në datën 9 Maj do të shpallë edhe fitoren e Rusisë në Ukrainën lindore.

9 Maji është ditë feste në Rusi, pasi është data që shënon dorëzimin nazist në Luftën e Dytë Botërore, e cila shoqërohet me paradë trupash dhe armatimesh në Sheshin e Kuq të Kremlinit.

“Putini do të ketë një paradë fitoreje më 9 maj, pavarësisht statusit të luftës apo bisedimeve të paqes”, tha një zyrtar i mbrojtjes.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë dhe evropianë thonë se çdo afat që Moska mund të vendosë në mënyrë retorike, nuk e ndryshon realitetin me arsyetimin se Rusia duket se po përgatitet për perspektivën e një konflikti të zgjatur.