HomeKronike

Grabitja e tenderit të uniformave, ish-zyrtarët e ministrisë kërkojnë pafajësi në Apel

Grabitja e tenderit të uniformave, ish-zyrtarët e ministrisë kërkojnë pafajësi në Apel

9 të dënuarit për tenderin e uniformave të policisë ankimuan vendimin e shkallës së parë dhe kërkojnë pafajësi në Apel.

Seanca e parë pritet të zhvillohet më 21 Prill dhe dosja do shqyrtohet nga gjyqtarja Ingerta Hysi. Mësohet se vendimi është apeluar vetëm nga të pandehurit.

Gjykata dënoi me 1 vit burg dhe 5 vjet heqje e të drejtës për ushtruar funksione publike Edlira Naqellarin dhe 8 të tjerë. Të gjithë të pandehurit aktualisht janë liruar.