HomeSport

16 vite pritje, Vijareali do të luajë në gjysmëfinalen e Champions-it për herë të dytë në histori

16 vite pritje, Vijareali do të luajë në gjysmëfinalen e Champions-it për herë të dytë në histori

Befasia e madhe e fazës çerekfinale të Champions League e ka emrin Vijareeal. “Nëndetësja e Verdhë”, e drejtuar nga një trajner ekspert si Unai Emeri eliminuan në mënyrë të papritur Bayernin e Mynihut, që nuk ia doli të përmbyste humbjen 1-0 të ndeshje së parë.

Për herë të dytë në histori, skuadra spanjolle e Vijarealit, do të mund të luajë në fazën gjysmëfinale të Champions-it. Hera e parë ka qenë në sezonin 2005-2006, teksa atëherë eliminoheshin nga Arsenali. /Panorama Sport