HomeAktualitetDebat

VIDEO/ “Rripi u ka k’put”, qytetari kap “mat” policët: Vendosin gjoba për rripin por s’e vendosin vetë

VIDEO/ “Rripi u ka k’put”, qytetari kap “mat” policët: Vendosin gjoba për rripin por s’e vendosin vetë

Policia Rrugore e Tiranës bëri me dije se ditët e fundit ka përshkallëzuar masat për shoferët që të shmangen kundravajtjet rrugore.

Ndërkohë i njëjti standard duket se nuk është respektuar si duhet nga disa efektivë të padisiplinuar të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Një qytetar ka publikuar një video në JOQ nga situata në terren ku ka filmuar dy efektivë që qarkullonin pa rrip sigurimi.

Policia bën bilancin e javës: Gjobitëm mijëra shoferë

Teksa i pyet se pse nuk zbatojnë Kodin Rrugor si shoferë të zakonshëm, ata shprehen se rripi i makinës së policisë është këputur.

I njëjti qytetar ka raportuar në JOQ edhe efektivin Edmond Huna të cilin e ka akuzuar për korrupsion.

Policia Rrugore nga ana tjetër njoftoi se:

• Gjatë kësaj jave janë pezulluar 503 leje drejtimi, nga të cilat: 361 për tejkalim shpejtësie, 82 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 60 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 58 drejtues mjetesh, nga këta: 31 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 27 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë vendosur 16.207 masa administrative dhe janë goditur 8 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike

https://www.instagram.com/p/Cccxbj8KVwe/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again