HomeAktualitet

Berisha “fal” dietat që nuk ekzistojnë! Një reagim që tregon se sa i “varfër” është: Ai nuk e shikon fare rrogën në llogarinë bankare

Berisha “fal” dietat që nuk ekzistojnë!  Një reagim që tregon se sa i “varfër” është: Ai nuk e shikon fare rrogën në llogarinë bankare

Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, se nuk do të marrë asnjë dietë dhe i kërkoi Parlamentit të tërheqë mbrapsht shumën e derdhur për muajin shkurt, ka reaguar Kuvendi përmes një deklarate.

Kuvendi sqaron se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat dhe se në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online

“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.

Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”, njoftoi Kuvendi.