HomeAktualitetDosja X

SPAK mban kyçur në sirtar fletëarrestet për një ministër dhe një zyrtar të lartë të lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës

SPAK mban kyçur në sirtar fletëarrestet për një ministër dhe një zyrtar të lartë të lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës

Dosja e inceneratorëve është kthyer në një nga çështjet më të nxehta që po “djeg” duart e SPAK. Pas inceneratorit të Fierit mësohet se është në proces edhe inceneratori i Tiranës, për të cilin flitet se do të ketë të tjera fletë arreste.

Prej disa kohësh në sirtarët e SPAK janë dy fletë arreste të vipave të politikës që ende nuk po zbardhen për shkak të presionit të fuqishëm nga ana e kryeministrit Rama, i cili e sulmoi gjatë kongresit të socialistëve SPAK si një strukturë që po sulmon vetëm majtas.

Dy arrestet në fjalë janë për një ministër dhe dhe një zyrtar të lartë të Edi Ramës, emrat e të cilëve kanë ridal në skenë pas marrjes në pyetje të Alqi Bllakos. Arrestet në fjalë kanë ngelur pezull, pavarësisht presioneve të forta amerikane për ekzekutimin e tyre.

Mësohet se presioni i qeverisë Rama ndaj SPAK ka pasur një rritje të jashtëzakonshme ditët e fundit. Ndërkohë që i arrestuari i fundit i SPAK, deputeti Bllako ka bërë të qartë se aktet janë hartuar nga dy ministra të Ramës, sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë dhe nga vetë Edi Rama.