HomeAktualitet

Kultura e kismetit, kiametit dhe profetit që po përhapet me agresivitet për të trembur miletin

Kultura e kismetit, kiametit dhe profetit që po përhapet me agresivitet për të trembur miletin

Gati 80 për qind e nxënësve në Kosovë kanë problem me (drejt)shkrim dhe lexim.

Ndërsa injoranca rritet, në shumë media (portale, televizione private) përhapen me agresivitet përmbajtjet kuazifetare.

Kultura e kismetit duke e trembur miletin mbi ditën e afërt të kiametit.

E vërteta është se nuk ka as ditë të kiametit, as nafakë të keqe.

Bestytnitë e tilla janë “arsyetim ngushëllues” për dembeli mendore. Nga dembelia mendore buron mungesa e kreativitetit dhe kulturës së punës.

Aty ku mungon kultura e punës, si “arsyetim” përmenden kismeti, kiameti dhe profeti. /Enver Robelli