HomeAktualitetDebat

Po mbante fjalim për energjinë në Kuvend, Belinda Ballukut i ndërpriten dritat, në sallë nis e qeshura

Po mbante fjalim për energjinë në Kuvend, Belinda Ballukut i ndërpriten dritat, në sallë nis e qeshura

Në Kuvendin e Shqipërisë kanë ikur dritat teksa po fliste ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Energjia u shkëput për disa sekonda ndërsa Balluku tha: E shikoni sa shpejt u rikthye.

Më pas ajo iu drejtua deputetit të PD, Helidion Bushati duke i thënë: Sa gëzohesh Helidon. Pse nuk ishe te ajo tryeze e energjisë elektrike.

(I referohet tryezës energjitike të mbajtur të mërkurën nga ish-kryeministri Berisha). Unë nuk e prisja dje që ministri Hije i energjetikës të mos ishte dje në tryezën për energjetikën.