HomeAktualitetKronike

PD ndërron mendje, nuk publikon pjesën e dytë të audiopërgjimit

PD ndërron mendje, nuk publikon pjesën e dytë të audiopërgjimit

Gazetari Jetmir Olldashi, që ka marrë përsipër se ka kryer investigimin ku protagonist është vëllai i ministrit të Brendshëm dhe shtetasi Albert Veliu, ka paralajmëruar sot për ekzistencën e materialeve të reja.

Në një konferencë për shtyp ai ka bërë të ditur se jo çdo gjë është transmetuar nga PD-ja.

Jetmir Olldashi ka njoftuar se do të përcillet një pjesë e dytë e investigimit në emisionin “Ajsberg”.

Burime të Respublicas thonë se në materialet që janë në qarkullim, Veliu përmend edhe persona të tjerë të implikuar e të lidhur me politikën, por kësaj radhe, PD-ja duket se nuk ka pranuar që t’i përcjellë nën përgjegjësinë e vet, sikurse ndodhi me përgjimin e Agron Xhafajt.

Pritet të shihet se cilët persona do të përmenden, ndonëse dëshmia dhe pretendimet e Veliut janë tanimë objekt i hetimit penal nga Prokuroria.